Llazareviq nuk e përjashton rrezikun e konfliktit në Kosovë, si shembull përmend rastin e Banjskës

Aktuale

Llazareviq nuk e përjashton rrezikun e konfliktit në Kosovë, si shembull përmend rastin e Banjskës

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 09:53
Tatjana Llazareviq

Ku bëhet fjalë për Asociacionin, zgjidhja më e mundshme bazohet në modelin kroat, ngjashëm me Këshillin Kombëtar Serb në Kroaci, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve FoNet redaktorja e portalit KoSSev Tatjana Llazareviq.

“Ka gjithnjë e më shumë spekulime në terren për mënyrën me të cilën pushteti kroat e ka zgjidhur çështjen e pakicës serbe. Madje në kuptimin formal, këtë më as nuk e quajnë Zajednicë (Asociacion), por me të madhe po përdoret fjala Këshill, si në Kroaci”, ka thënë Llazareviq.

Ajo ka rikujtuar se për një zgjidhjeje të tillë angazhohet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ajo thotë se “konflikti i ngrirë ka përfunduar dhe se taktika e kryeministrit Kurti është shkrirja e konfliktit, gjë që po e bën me shumë sukses”.

Llazareviq ka thënë se Kosova çdo ditë e më shumë po bëhet më e pavarur, kështu që nuk është e vështirë të imagjinosh se një ditë ajo do të fitojë një ulëse në Kombet e Bashkuara.

Llazarevic nuk e ka përjashtuar rrezikun e konfliktit në Kosovë dhe si shembull e ka përmendur rastin e Banjskës, ndonëse, siç tha ajo, “incidenti nuk ishte pjesë e një rebelimi autentik të serbëve nga veriu i Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat