Kurti: Bashkëpunimi në fushën e sigurisë me RMV-në është shumë i rëndësishëm

Aktuale

Kurti: Bashkëpunimi në fushën e sigurisë me RMV-në është shumë i rëndësishëm

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 12:13
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se takimi i sotëm ka dhe një rëndësi simbolike se përkon me 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kurti tha se deri tash mbi 50 marrëveshje dhe memorandume janë nënshkruar që sipas tij i kanë afruar më shumë të dyja vendet.

Zbatimi i tyre duhet të na afroj më shumë”, tha Kurti duke njoftuar se sot do të nënshkruhen dy memorandume.

“Marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona reflektohen edhe në rritjen e vazhdueshme të tregtisë”, tha Kurti.

Ai njoftoi se është rritur dhe shkëmbimi tregtar. Ai tha bashkëpunimi në fushën e sigurisë është shumë i rëndësishëm. “Na duhet të thellojmë bashkëpunimin rajonal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat