Shea për Rubion si Sekretar Shteti: S’pres që ai të shqetësohet veçanërisht për Kosovën

Aktuale

Shea për Rubion si Sekretar Shteti: S’pres që ai të shqetësohet veçanërisht për Kosovën

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 13:19
Jamie Shea

Jamie Shea, ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, nuk pret që me ardhjen e Marco Rubio në postin e top-diplomatit amerikan, ky i fundit të jetë i interesuar veçanërisht në çështjet rajonle dhe Kosovën.

Kjo pasi, sipas tij, Rubio nuk e njeh prej se afërmi historinë e rajonit.

“Duhet të presim që Rubio të konfirmohet nga Senati, por kjo nuk duhet të jetë problem pasi emërimi i tij ka qenë më pak i diskutueshëm se ai i shumë kandidatëve të tjerë të Trump. Rubio ka një përvojë të marrëdhënieve ndërkombëtare, por interesi i tij dërrmues ka qenë për Kinën dhe Amerikën Latine”, tha ai.

“Ai nuk ka historikun e Antony Blinken në Evropë, BE dhe NATO. Kështu që nuk pres që ai të jetë veçanërisht i shqetësuar për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën”, tha Shea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat