“Turneu i Ndryshimit” shkon edhe në Obiliq, pritet tubim madhështor

Aktuale

“Turneu i Ndryshimit” shkon edhe në Obiliq, pritet tubim madhështor

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 14:07
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon me “Turneun e Ndryshimit”, kësaj radhe në Obiliq. 

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq, Linda Bekteshi, ka njoftuar se të enjten, me 21 nëntor, do të mbahet tubimi me qytetarë të kësaj komune në kuadër të “Turneut të Ndryshimit” të LDK-së.

Ky tubim do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq.

“Ndryshimi do të vijë, andaj ju ftoj që t’na bashkoheni të enjten”, ka shkruar Bekteshi.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Obiliqit,

Kam nderin t’ju njoftoj se me datën 21.11.2024, ditën e enjte do të mbahet Turneu i Ndryshimit duke filluar nga ora 19:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri”.

Ndryshimi do të vijë, andaj ju ftoj që t’na bashkoheni të enjten!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat