Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, duke e akuzuar atë për keqmenaxhim të fondeve publike dhe shpërndarje të subvencioneve në mënyrë skandaloze, përmes anëtarëve të partisë së tij.
Lekaj tha se qëndrimi i ministrit, i cili përfshin paralajmërime dhe fjalor të ashpër ndaj opozitës, është një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për gabimet e bëra në menaxhimin e subvencioneve.
“Qasja e ministrit Peci është një tentativë e pastër për të shmangur përgjegjësinë për keqmenaxhimin e qindra mijëra eurove subvencione, të cilat janë shpërndarë në mënyrë të turpshme te anëtarët e partisë së tij,” tha Lekaj. “
Lekaj theksoi se ministri Peci nuk ka asnjë të drejtë të sulmojë opozitën, kur vetë është përfshirë në praktika që dëmtojnë interesin e fermerëve dhe të qytetarëve.
Ai e cilësoi këtë situatë si një shembull të qartë të kapjes së shtetit, ku buxheti i shtetit përdoret për të forcuar bazën partiake në vend që të ndihmojë ata që kanë vërtet nevojë.
“Qytetarët nuk presin kërcënime nga ministri, por përgjigje për abuzimet e tij dhe largimin e praktikave korruptive nga institucionet publike,” shtoi Lekaj.
Ai përfundoi duke thënë se një qeveri që mbron veprime të tilla tregon se ka humbur çdo lidhje me interesin publik dhe se qytetarët janë të gatshëm për të ndëshkuar ata që përfshihen në abuzime të tilla.
“Qytetarët nuk presin kërcënime nga ministri, por përgjigje për abuzimet e tij dhe largimin e praktikave korruptive nga institucionet publike. Një qeveri që mbron veprime të tilla të turpshme tregon se ka humbur çdo lidhje me interesin publik dhe se po përgatitet për ndëshkimin e merituar nga qytetarët!”, tha Lekaj.