Lidhur me ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, projekt i cili do të lidhet përmes një tuneli, Kryeministri Kurti tha se marrëveshje për këtë tashmë është nënshkruar dhe buxheti veçse është ndarë.
Ai tha se ndërtimet me rrugë kanë filluar nga ana e Kosovës, ndërsa Maqedonai e Veriut do të merret me dizajnin.
Kryeministri Kurti pret që ky projekt të përfundojë së shpejti.
“Pritet të fillojë së shpejti, me që marrëveshjet janë miratuar dhe buxheti është ndarë. Ka filluar me rrugë nga ana e Kosovës ndërtimi, pra ka nisur. Projekti i tunelit pritet të përfundojë së shpejti. Dizajnin do ta bëjë pala maqedonase. Jemi të interesuar që gjithçka të ecë sa më shpejt dhe sa më mirë”; tha Kurti.