Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë

Aktuale

Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 15:40
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar shtetin letonez për Ditën e Pavarësisë.

Osmani  shpreson se Kosova dhe Letonia të forcojnë më tej miqësinë dhe bashkëpunimin.

“Urime president, Edgars Rinkevics, kryeministre Evika Silina, dhe popullit të Letonisë në Ditën tuaj të Pavarësisë.

Kosova i vlerëson lidhjet e forta mes vendeve tona. Ne shpresojmë të forcojmë më tej miqësinë dhe bashkëpunimin tonë”,  ka shkruar Osmani në X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat