Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar shtetin letonez për Ditën e Pavarësisë.
Osmani shpreson se Kosova dhe Letonia të forcojnë më tej miqësinë dhe bashkëpunimin.
“Urime president, Edgars Rinkevics, kryeministre Evika Silina, dhe popullit të Letonisë në Ditën tuaj të Pavarësisë.
Kosova i vlerëson lidhjet e forta mes vendeve tona. Ne shpresojmë të forcojmë më tej miqësinë dhe bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Osmani në X.