Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, miqtë tanë kanë ditur në detaje gjithëçka për satin e Banjskës por që kanë heshtur.
Sipas tij, ata kanë pritur që Kosova të dorëzohet e pastaj t’i thërrasim për ndimë.
Kjo do të kishte pasojë që edhe për 20 vjet sipas Miftari do të rregullonin ata punën e veriut, dhe Kosova nuk do të shtrinte atje sovranitetin e saj.
“NATO, KFOR, EULEX, KUINT dhe SHBA kishin informacione për përgatitjen e terroristve serbë kundër Policisë së Kosovës dhe kishin informacione për armatim ilegal të serbëve në veri, si në Banjskë, manastire, kisha, siptale e shkolal që menaxhoheshin nga Serbia dhe që ishin shndërruar në magazina ushtarake ku mbaheshin armatimet serbe që silleshin nga Serbia”, thotë Miftari.
Ai thotë se, ishte vetëm një shtet evropian që kishte informator të saj në grupin e Radoiçiqit dhe Vulinit që kishte paralajmëruar me kohë Kosovën për rrezikun.
“Miqtë tjerë kanë heshtur dhe kanë pritur që të gjunjëzohet njëherë Kosova dhe Qeveria, por shteti i Kosovës nuk u gjunjëzua e as nuk kërkoi ndihmë, prandaj nuk do të thotë se çdo kush që është në Ksoovë sot, është miku i Kosovës”, thekson ai.
Miftari thekson se sipas informacioneve të tij, vrasja e një pjesëtari të grupit të Radoiçiqit para pak javësh, ishte bërë për të eliminuar rrezikun e dëshmitarëve.
“GRU dhe BIA serbe e helmuan dhe eliminuan kreun e inteligjencës serbe në grupin terrorist të Radoiçiqit dhe Vulinit. Vrasja e tij ishte bërë për të ia mbylël gojën dëshmitarëve të mundshëm dhe mbylljes së rrethit kriminal tërrorist që komandoheshin direkt nga BIA serbe dhe nga një kolonel i GRU ruse që punon si diplomat i maskuar në ambasadën ruse në Serbi”, përfundon Naim Miftari.