Ish-deputeti i VV-së Visar Korenica ka reaguar pas video-adresimit të Kryeministrit Kurti i cili etiketoi të gjithë ata që raportuan për doracakët skandaloz se janë pjesë e “një lufte hibride”.
Sipas tij, Kurti “u mundua të përgënjeshtrojë kurikulën e turpit ku përfshihen edhe doracakët duke na sulmuar dhe etiketuar me Luftë Hibride dhe Kauzë të Rrejshme”.
Postimi i plotë:
Mbrëmë kryeministri doli me një video ku u mundua të përgënjeshtrojë kurikulën e turpit ku përfshihen edhe doracakët duke na sulmuar dhe etiketuar me Luftë Hibride dhe Kauzë të Rrejshme.
Po të mos ishte e vertetë ajo çfarë e ngritëm ne si shqetësim për mbrojtjen e fëmijëve tanë nga materialet perverse nuk do të thoshte se të njejtit do ti rishikojmë dhe përmirësojmë.
Ministrja Nagavci, siq mund ta shihni në këtë video, i ka promovu në qershor të vitit 2021 dhe pastaj i ka aprovu në tetor 2023 duke përfunduar trajnimin e mbi 2000 mësimdhënësve për ta përdorur këtë kurikul të turpshme.
Të gjitha materialet perverse janë shpërndarë edhe në librat bazë, si në Bilogji, Edukatë Qytetare dhe Edukatë Fizike.
Nuk është hera e parë që del dhe mundohet mi mbrojtë ministrat e vet. Të njejtën e bëri edhe me Rozetën për rezervat shtetërore, ku janë pagu miliona euro e nuk janë dorëzu mallëra në Kosovë.
Në vend se tu kërkojë falje të gjithë prindërve dhe nxënësve për këtë dëm të madh e të pa riparueshëm e të shkarkojë ministren që i ka aprovu e publiku këta doracakë ai u mundua të fajësojë tjerët me luftën hibride.
Turpi mbetet turp, ai nuk mbulohet dot.