Abdixhiku mbron deputeten Bajrami

Aktuale

Abdixhiku mbron deputeten Bajrami

Nga: A.SH Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 18:07
Hykmete Bajrami

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbrojtur deputeten Hykmete Bajrami pas gjithë sulmeve që po i bëhen.

“Sulmet ndaj saj - vërtetësia e të cilave më s’po zgjatë as një gjysmë dite - janë përgjigje e dëshpëruar e një pushteti dëshpërues ndaj dekonstruktimit publik që Hykmetja bën në gjithë ekzistencën e vet politike - pothuajse çdo ditë!”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Profesoresha Hykmete Bajrami, nënkryetarja e LDK-së, po sulmohet jo rastësisht nga moçali propagandistik i pushtetit. Sulmet ndaj saj - vërtetësia e të cilave më s’po zgjatë as një gjysmë dite - janë përgjigje e dëshpëruar e një pushteti dëshpërues ndaj dekonstruktimit publik që Hykmetja bën në gjithë ekzistencën e vet politike - pothuajse çdo ditë!

Prandaj, si e tillë, ajo merr mbështetje të madhe qytetare. Sepse e vërteta vlerësohet nga njerëzit e lirë të kësaj Republike; e veprimtaria publike e një gruaje në politikë s’duket ndryshe përveç se kështu!

Hykmete Bajrami është zonjë e fortë!

Ajo mbetet model i një gruaje të angazhimit të pastër, të dijshëm e mbi të gjitha profesional - tipare këto të panjohura për kundërshtatët e saj e tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat