Rruga për në Ferizaj kalohet shpejt, pasdite bie komunikacioni dhe janë vetëm 40 kilometra deri në destinacion.
Kiksi veçse ka marrë informacione që prostitucioni në këtë qytet nuk është ndalur kurrë dhe qasja në këto vende është e lehtë, madje edhe më e lehtë sesa të gjesh një vend në kafenetë e këtij qytetit.
Dhe normalisht që kontakti i parë është me qytetarët, ata dinë se si frymon qyteti i tyre dhe secila rrugicë e këtij vendi.
Dhe është momenti të provojmë “fatin” për të kapur ca shkelës të ligjit në qytetin që konsiderohet kryeqendër e zhvillimit të biznesit në Kosovë.
Dështimet janë njerëzore, e sidomos në këtë veprimtari ilegale, e kur ekipi përbëhet nga djem të rinj në moshë dhe nuk janë klientë të rregullt.
Me 10-15 euro nuk gjetëm, por qytetarët na thanë një tjetër destinacion, çmimi aty është pak më i lartë.
Dhe fakti se kjo veprimtari zhvillohet hapur e jo prapa perdeve, në Ferizaj të gjithë i dinë “bordelet” dhe nuk ngurrojnë të tregojnë se edhe vetë i frekuentojnë. Nganjëherë tërhiqen, jo pse janë ilegale, por pse kanë çmim të lartë.
Koordinatat i morëm, vendin ku zhvillohet prostitucioni më i shtrenjtë u gjet, por çfarë do të ndodhë më pas…