Ish-kazerma e ushtrisë serbe në Prishtinë, pritet të marrë edhe një herë pamje ushtarake. Këtë herë, aty do të vendoset Forca e Sigurisë së Kosovës. Media ka qëndruar në këtë kazermë dhe ua sjell detajet se cila është gjendja e saj sot dhe për çka përdoret.
Veturat e konfiskuara po qëndrojnë në oborrin e Agjencisë për Administrimin e e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar.
Por, 25 vjet në parë ky vend në periferi të Prishtinës, kishte një pamje krejt tjetër.
Për këtë, edhe mjetet që qëndronin këtu ishin shumë më të rënda.
Këtu në Llukar të Prishtinës, për shumë vjet ishte pozicionuar ushtria serbe.
Deri në vitin 1999, këtu ishte e vendosur ushtria serbe, për çka kjo hapësirë në Llukarë të Prishtinës, shërbeu si një bazë e rëndësishme ushtarake. Gjatë luftës në Kosovë, kjo kazermë u bombardua nga NATO.
Në afërsi të ish-kazermës, shihen ende shtëpitë në të cilat dikur banonin oficerët ushtarak serbë.
E në zonën mbi të, edhe pas 25 vitesh nuk preferohet lëvizja.
E ky vend, që ndodhet 50 km larg pikës kufitare me Serbinë, shumë shpejt pritet të marrë edhe një herë pamje ushtarake.
Kjo pasi këtë vit hapësira prej 30 hektarësh e kësaj kazerme, i kaloi Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Nga kjo ministri nuk kanë bërë të ditur se kur do të fillojnë procedurat për kalimin e FSK-së në këtë bazë.
Por, sa janë të rëndësishme bazat ushtarake të FSK-së, në afërsi të kufirit me shtetin serb?, tregon eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.
Ndryshe, së fundmi FSK mori në menaxhim edhe një pronë tjetër në afërsi të një pike kufitare me Serbinë.
Bëhet fjalë për pronat e ish- Aeroportit të Dumoshit në Podujevë.