Siç edhe paralajmëroi, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar listën e disa emrave të cilët janë anëtarë të parive politike, përfitues të granteve bujqësore.
Pas, kësaj ministri Peci pyet zhurumuesti, se “Ku qëndron shkelja e pretenduar që thoni se ne po e diskriminojmë dikë për shkak të bindjeve politike e në këtë rast, i afërt me akterë të Vetvendosjes?”
Postimi i plotë:
Ja disa nga emrat e anëtarëve të partive politike, me mandat politik dhe funksione partiake si përfitues të skemës së granteve gjatë mandatit tonë.
Vazhdojmë të mos e kuptojmë zhurmën andaj një pyetje për zhurmuesit: Ku qëndron shkelja e pretenduar që thoni se ne po e diskriminojmë dikë për shkak të bindjeve politike e në këtë rast, i afërt me akterë të Vetvendosjes?
Pse dikush duhet të privojë të afërmit e akterëve të VV-së të përfitojë? Me cilin rregull? Bazuar në cilin ligj?!
Përkundër dëshirës sime që të mos merrem me emra të përvetshëm, më duhet t’i demaskoj të gjithë zhurmuesit me vetë faktin se në qeverisjen tonë angazhimi politik nuk përbën pengesë në realizimin e së drejtës për aplikim dhe përfitim, duke mos e diskriminuar askënd mirëpo duke e trajtuar secilin në mënyrë meritore dhe të barabartë.