Rohde ua tregon partive të Kosovës kufizimin për tubime elektorale me mërgimtarë në Gjermani

Aktuale

Rohde ua tregon partive të Kosovës kufizimin për tubime elektorale me mërgimtarë në Gjermani

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 21:19
Jorn Rohde, ambasadori gjerman në Kosovë

Jorn Rohde, ambasadori gjerman në Kosovë, ka shkruar në “X” se ka informuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe partitë politike për rregulloren specifike për “fushatën” që po zhvillohet në Gjermani nga politikanët e Kosovës me diasporën.

Rohde ka zbuluar se leja nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve.

Postimi i plotë i tij në rrjetin “X”:

“Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë, ne kemi informuar Ministrinë e Jashtme dhe partitë politike për rregulloren tonë specifike. Kjo ka të bëjë me ngjarjet e fushatës për zgjedhjet në Kosovë që zhvillohen në tokën gjermane. Rregullorja parashikon ndër të tjera se … Në përgjithësi, leja nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve në vendin përkatës”, shkruan Rohde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat