Para mërgatës në Gjermani, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, u është kundërpërgjigjur akuzave se gjatë qeverisjes së tij është takuar me Milan Radojçiq, i cili asokohe ka qenë në krye të Listës Serbe.
Haradinaj e ka pranuar se është takuar me Milan Radojçiq në kohën sa ka qenë në qeverisje, porse ka theksuar se situata në atë kohë ka qenë krejtësisht ndryshe.
“Në kohën e qeverisjes Haradinaj, policia ka shku e ka marrë një zyrtar të Serbisë e ka pru në Prishtinë dhe e ka përcjellë në kufij. Ju kujtohet që Radojçiq që tash është bo kaq i zoti, ka qenë njo prej atyne. Policia ju ky hy në shtëpi në qeverisjen time”, ka thënë Haradinaj në një intervistë në ‘Politiko’ .
Tutje, ai ka thënë se në kohën e qeverisjes së tij, Radojçiq ksihte ikur dhe nuk ishte kthyer më në Kosovë.
“Këta po munohen jo e ka taku Ramushi-Radojçiqin. Po e kam taku si Albini-Rashiqin se edhe Rashiqi mund të bëhet naj kriminel. Por në kohën e qeverisjes sime, policia i ka hyrë në banesë. Ai ka ik dhe ma s’u kthy në Kosovë”, ka thënë ai.