Lladrovci: Vëlla Ali, fali se s’po dinë çka po bëjnë

Aktuale

Lladrovci: Vëlla Ali, fali se s’po dinë çka po bëjnë

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 09:55
Ramiz Lladrovci dhe Ali Ahmeti

I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha për Kurtin se, pas disa viteve përvojë e ka lexuar Kushtetutën e Kosovës, ndërsa sot i beson një Kushtetute që nuk ka më ”balansues”. Këtë deklarim, Lladrovzi e bëri pasi Kurti komentoi Ligjin për Gjuhët në Maqedoninë e Veriut.

Lladrovci tha se, kurrë nuk e kisha besuar se do të ketë politikanë nga Kosova që i thonë vetes atdhetar dhe lobojnë kundër arritjes së shqiptarëve kudo qofshin ata.

Ai kërkoi nga Ali Ahmeti që t’i falë, që siç thotë, s’po dinë çka po bëjnë.

“Vëlla Ali, fali se s’po dinë çka po bëjnë! keta që Kushtetutën e vet e kanë lexuar vonë pas disa viteve të përvojës politike, ku shkruan se nuk lejohet bashkimi kombëtar, sot, pretendojnë t’i besojnë një Kushtetute që nuk ka më ”balansues”. Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, liria, demokracia, barazia e përfaqësimit dhe përdorimi i shqipes, është në rrezik si asnjë herë më parë.

Kurrë nuk e kisha besuar se nga Kosova merr goditje politike me çokë çapraz, me çokë të përgatitur me veriorët për ta larguar nga skena UÇK-në. Kurrë nuk e kisha besuar se do të ketë politikanë nga Kosova që i thonë vetes atdhetar dhe lobojnë kundër arritjes së shqiptarëve kudo qofshin ata.

Kur ti ishe në organizim atdhetar, para Pranverës së Madhe të vitit 1981 e këndej, këta trima nuk ishin askund. Besoj fort se ju ka humbur rruga në oborr. Dëmi është bërë, dëmi do t’i kushtojë shqiptarëve. Vëlla Ali, të përshëndes nga zemra, fali se s’po dinë çka po bëjnë, por, mos harro, edhe nëse i falë, historia nuk i falë kurrë”, ka shkruar Lladrovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat