Anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi, ka publikuar disa pamje nga tubimi me mërgimtarë i kryeminstrit Albin Kurti, në Këln të Gjermanisë.
Gacaferi ka thënë se deri më sot nuk ka parë kurrë që një lider të gëzojë simpati më të madhe se sa Kurti, përcjell Bota sot.
Ai vlerëson se kjo simpati ndaj Kurtit, buron nga pastërtia dhe sinqeriteti i kreut të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Unë, ka dekada që e përcjelli politikën, por më duhet t'a them se deri më sot nuk kam parë kurrë një simpati kaq të madhe të gëzojë dikush nga njerëzit si në këtë rast Albin Kurti!
Dhe ajo çka e bën këtë simpati për zt. Kurti, të pastër si loti, është se këta njerëz që po duan ta hanë në kuptimin pozitiv të fjalës, janë njerëz që kanë zero, ama bash zero varësi nga Kosova apo politikanët qeveritarë atje, sepse këtë njerëz bukën e gojës e fitojnë jashtë Kosovës, jetojnë e punojnë jashtë Kosovës, çka do thotë se këta njerëz i zhvesh çdo interes personal, për zt. Kurti, apo edhe qeverinë e tij në Kosovë, sepse këta njerëz nuk jetojnë atje!
Kjo simpati për zt. Kurti buron 100% nga zemrat e këtyre njerëzve, të cilët te Kurti e shohin një lider të pastër, të sinqertë dhe një politikan qe për interesat kombëtare është gati të sakrifikojë gjithçka siç e ka dëshmuar fatkeqësisht disa herë me fizikun e tij dhe presionin psiqik qe është ushtruar mbi ta!
Po e përsëris, politikën e ndjek intensivisht me dekada por diçka të këtillë nuk kam pa kurrë, një simpati kaq të madhe e pa kushte s'kam pa kurrë! Në një rast (Frankfurt) e kam pa me sytë e mi, e kam përjetuar vetë këtë simpati pa fund e pa kushte të njerzëve për zt. Kurti!”, ka shkruar Luan Gacaferi në një postim në Facebook./Botasot