Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe OSBE-ja kanë mbajtur tryezë diskutimi me temën “Lajmet e rrejshme dhe verifikimi i fakteve në mediat online”.
Aty u tha se sfidë për parandalimin e lajmeve të rreme është zhvillimi i hovshëm i teknologjisë.
Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Imer Mushkolaj, ka thënë se është marrë vendim për rreth 50 media online të shkruara verifikimi i fakteve.
“Kur flasim për lajmet e rrejshme, ne si KMShK përpiqemi ta kryejmë punën tonë brenda limiteve. Anëtarë në Këshill janë rreth 50 media online dhe kemi adresuar lajme të cilat nuk janë të plota dhe të gjitha vendimet janë marrë në kodin e mediave të shkruara të Kosovës. Me disa ndryshime në Këshill ne jemi përpjekur gjithmonë të jemi në trend të zhvillimeve edhe pse zhvillimi i teknologjisë ka determinuar. Kemi parasysh që lajmi mbetet lajm dhe rregullat e raportit janë rregulla të raportit, por lajmi mbetet bazike siç e mësojmë në shkollat e gazetarisë. Vitet e fundit jemi dëshmitar të mocionit të ri që ka të bëjë me verifikimin e fakteve por duke pasur parasysh situatën ku gazetarët mund të jenë qytetarë të zakonshëm është e rëndësishme që të ketë mekanizëm shtesë të verifikueshëm”, ka thënë Mushkolaj.
Shef i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Muhamet Jahiri, ka deklaruar se studentët janë në ‘happy’ me kohën me teknologjinë dhe ndryshimin e kodit të etikës së gazetarisë.
Sipas tij, sfidë e dezinformimit është zhvillimi i Inteligjencës Artificiale, dhe për këtë ai kërkoi të formohet një task-forcë dhe të ketë një vetërregullim në çdo redaksi.
“Sa i përket gjeneratave të reja në mënyrë të vazhdueshme ka nevojë për përditësim dhe është e nevojshme dhe e përdorshme të shtohet edhe lëndë të reja. Jemi në hap me kohën, ne kemi futur edhe lëndën e Inteligjencës Artificiale. Besoj që kodi etikë i mediave të shkruara do të ishte një bazë që do të duhej të ndiqej tash dhe në secilën redaksi. Sot mediat kanë nevojë për një vetërregullim të brendshëm dhe të njëjtën kohë kërkohet ta vet ngrisin vetërregulloren. Ne jemi secili pjesë e hapësirë ku analizojmë dhe gjykojmë dhe problemi kryesor është me ato media që nuk janë kredibile që përdorin hapësirë publike për qëllime individuale. Keqpërdorimi i teknologjisë është rezultat i zhvillimit të teknologjisë ku po sfidohemi me ndryshimin e saj siç është Inteligjenca Artificiale”, ka thënë Jahiri.
Brikenda Rexhepi, kryeredaktore e Grupit Koha ka theksuar se sfidë në të gjitha redaksitë është përdorimi i lartë i teknologjisë të gazetarëve të rinj.
“Është e rëndësishme që jemi interesuar se çka është kredibile dhe çka jo, ndoshta kjo do të ishte më e mirë. Praktikat kanë filluar të marrin emër, parim kryesor është të verifikohet lajmi para se të publikohet. Sfidat mund të jenë më të mëdha, komunikimi është bërë më i madh por keqpërdorimi është bërë i madh. Zhvillimi i teknologjisë njerëzit kanë filluar të mendojnë më shpejt dhe kanë humbur durimin dhe këtë po hasim në redaksitë tona me gazetarët e rinj. Tëre kohën kemi marrë gjenerata të reja për të bërë profesionistë dhe kjo është njëra nder sfidat më të mëdha”, ka thënë Rexhepi.