Drejtori i turizmit në komunën e Ferizajt, Balton Derguti në emisionin e mëngjesit ka komentuar edhe çmimet e gastronomisë në Kosovë.
Ai ka thënë se pagat në Kosovë tani janë më të larta dhe për këtë arsye edhe çmimet në gastronomi janë rritur.
“Në gastronomi pagesat e kuzhinierëve dhe kamarierëve janë rritur, nëse një kamarier është paguar në të kaluarën 200 euro tani ai paguhet 500 – 600 euro.
Si rrjedhojë e kësaj edhe çmimet e gastronomisë janë pak më të larta seç kanë qenë”, tha ai për Kanal10.