‘Kemi fluturu me çmime’ - Buzhala: Të ofrojmë çmime aq sa kemi shërbime

Aktuale

‘Kemi fluturu me çmime’ - Buzhala: Të ofrojmë çmime aq sa kemi shërbime

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 11:30
Viktor Buzhala

Gazetari Viktor Buzhala në emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka komentuar rritjen e çmimeve në turizëm përkatësisht për viset malore.

Ai ka thënë se këto shtrejtime të çmimeve të vilat po e dëmtojnë ekonominë e vendit tonë.

“Sa i përket turizmit në viset malore duhet të ofrojmë çmime aq sa i kemi edhe shërbimet, mirëpo kemi fluturu me çmime dhe vilat të cilat i ofrojnë ata nuk është se ofrojnë komoditet aq të madh, pronarët e vilave duhet të bashkëpunojnë shumë me agjencitë e turizmit.

Sepse me politikën të cilën janë duke shkuar vilat në viset malore është e dëmshme për ekonominë e vendit tonë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat