​Këto janë pikat që u miratuan në mbledhjen elektronike të qeverisë

Aktuale

​Këto janë pikat që u miratuan në mbledhjen elektronike të qeverisë

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 12:05
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike.

Ajo ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 23 tetor 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Sipas njoftimit për media është bërë me dije se i janë ndarë mjete buxhetore Komunës së Kamenicës për organizimin e vizitës ne Belfast më qëllim të promovimit të sistemit të arsimit të përbashkët ndërmjet komuniteteve dhe shkëmbimit të përvojave.

Poashtu është aprovuar kërkesa e ministrinë së Punëve të Brendshme për transfer dhe rialokim të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat