Kurti: Ky vend ia vlen fortë të jetosh e të punosh në të dhe për të

Aktuale

Kurti: Ky vend ia vlen fortë të jetosh e të punosh në të dhe për të

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka prezantuar Studimin e Rinisë 2024

Në këtë prezantim ka marrë pjesë kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se qeveria është e përkushtuar për arsimimin dhe punësimin e të rinjve.

Kryeministri Kurti ka theksuar se rritja ekonomike, progresi demokratik tregon se ky vend ia vlen fortë të jetosh të banosh e të punosh në të dhe për të.

“Jemi të vendosur që të punojmë që të kthehen ata që shkuan të mos kenë nevojë të shkojnë ata që planifikojnë diçka të tillë”, ka theksuar Kurti.

Kryeministri Kurti, ka thënë se diçka që vazhdon të dominojë në vend, është përkushtimi ndaj vlerave evropiane.

“89% e të rinjve e duan anëtarësimin në Bashkimin Evropian, në këtë rast rruga është po aq e vlefshme sa edhe destinacioni. Për reformat e brendshme që do ta rrisin standardin e jetesës në Kosovë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian, Kosova do të përfitojë deri në 882 milionë euro”, ka theksuar Kurti.

Kurti ka thënë se janë të vendosur që rinia të ndjek studime jashtë vendit dhe rikthim kontributi në Kosovë.

“Paga minimale ka qenë 130 euro për ata që janë ndër 35 vjeç, ndërkaq 170 euro për ata që janë mbi 35 vjeç. Ka pasur diskriminim për rininë dhe tash është 350 euro”, ka thënë ai.

Kurse, ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka çmuar faktin që Kosova ka rininë më të madhe në përqindje të numrit të popullsisë në rajon e më gjerë. Ai ka thënë se Qeveria duhet të punojë për të ndaluar migrimin e tyre.

“Ky studim për rininë është i bërë me kohë sepse këtu gjinden se cilat janë evoluimet e modeleve sa i përket rinisë se çfarë mendojnë. Siç e tha kryeministri, është shqetësuese që mos angazhimi i të rinjve është i lartë, jo veç në Kosovë por edhe në rajon”, ka thënë Rohde.

Egzon Osmanaj nga FES, i cili prezantoj të dhënat estudimit, ka thënë se të rinjtë si sfidë më të madhe, përveç papunësisë dhe korrupsionit tani janë duke e parë edhe emigrimin.

“Studimi fokusohet te pjesa e arsimit, te perceptimi i të rinjve në raport me arsimin sa janë të kënaqur, mandej është punësimi dhe trendët e imigrimit, është familja dhe planet për të ardhmen, qëndrimet e përgjithshme shoqërore për disa fenomene dhe disa aspekte të jetës sonë sociale dhe janë qëndrimet politike dhe pjesëmarrje e të rinjve në këto procese. Sfida me e madhe në dekadën e së ardhmes, papunësia dhe korrupsion kanë zënë vend edhe në të kaluarën. Ajo çka është më e rëndësishme është edhe sfida e tret që është emigrimi që nuk ka qenë studim në të kaluarën që tani përmend si një sfidë me të cilën do të përballet Kosova në dekadën e ardhshme", theksoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat