​Kelmendi dhe Sanginov diskutuan ngritjen e kapaciteteve profesionale të prokurorëve

Aktuale

​Kelmendi dhe Sanginov diskutuan ngritjen e kapaciteteve profesionale të prokurorëve

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 13:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka pritur në takim Menaxherin e Projektit Rajonal të OSBE-së për Monitorimin e Proceseve Gjyqësore, Kahramon Sanginov.

Sipas njoftimit në takim ata diskutuan tema që janë me interes për sistemin prokurorial dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

Si dhe mundësitë e organizimit të aktiviteteve që ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale të prokurorëve.

U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka vlerësuar ndihëm dhe mbështetjen që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e ka dhënë dhe vazhdon ta jap për institucionin e Prokurorit të Shtetit, me ç’rast shprehu gatishmërinë që bashkëpunimi i deritanishëm të thellohet edhe në të ardhmen”, thuhet nw njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat