Policia në gjen granata, armatim, municion dhe uniformë ushtarake
Sot është kryer një kontroll në rrugën Kralj Petri në Zveçan nga njësitet policore, ku gjatë kontrollimit janë gjetur tre kavanozë plastike të groposur në dhe, në të cilët kishte pasur uniforma ushtarake, armë, granata dore dhe fishekë.
“Fillimisht një bure është gjetur nga njësitet e DRP Mitrovicë Veri, e më pas nga Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive janë gjetur edhe dy bure të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka njoftuar se ky rast ka të bëjë me një person me interes për Policinë, e i cili dyshohet se ndërlidhet me rastin Bajnska.
Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë marrë nga policia janë:
4 granata M75
dy pushkë automatike AK 47
gjashtë karikatorë me municion të AK 47
një karikator i zbrazët
156 fishek të AK 47
179 fishekë të M48
një antiplumb ushtarak, me dy pllaka
tri palë pantallona
katër jakne ushtarake
dy jelekë taktikë
dy gas maska
dy çanta krahu ushtarake
5 rripa ushtarakë të brezit
një maicë e zezë