Peci flet rreth rastit të Fitore Pacollit: Asnjëherë s’kam ndërhyrë tek lista e përfituesve

Aktuale

Peci flet rreth rastit të Fitore Pacollit: Asnjëherë s’kam ndërhyrë tek lista e përfituesve

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 18:41
Faton Peci

100 mijë euro grant nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i përfitoi edhe vëllai i deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacollit, e cila njëherësh është kryetare e Komisionit për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se në mesin e përfituesve është edhe daja i saj.

E sot, ministri i Bujqësisë Faton Peci, dha sqarime lidhur këto dyja rastet.

Ai tha se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga ana e tij në asnjë rast tek përcaktimi i përfituesve.

Peci tha se bile ndërhyrja paraqet konsumim të vepres penale.

“Kjo është logjika që po ju flet ndërdija, për shkak se në të kaluarën ministri dhe zyrtarët të cilët ata përfitojnë kanë shkuar përmes filtrit të kabinetit të ministrave”, tha Peci.

I pari i MBPZHR-së sqaroi edhe dy raste të tjera drejtpërdrejtë në këtë emision, atij të këshilltarit të jashtëm, Naim Huruglicës, dhe një personi tjetër të afërt, Bahtijar Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat