Dorëzimi i kallëzim penalit ndaj deputetes Pacolli dhe ministrit Peci, Bejta e LDK-së: Treguam që nuk jemi opozitë e “verbër”

Aktuale

Dorëzimi i kallëzim penalit ndaj deputetes Pacolli dhe ministrit Peci, Bejta e LDK-së: Treguam që nuk jemi opozitë e “verbër”

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 18:53
Fitnete Bejta

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dorëzoi sot kallëzim penal në Prokurorinë e Kosovës, lidhur me grantet të cilat i ka dhënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, për vëllan e saj dhe së fundmi edhe dajën.

Fitnete Bejta, kandidate e kësaj partie për deputete në zgjedhjet e ardhshme tha se ky dorëzim tregon se LDK ishte opozitë me fakte e argumente.

“Besoj që LDK ka luajtur rol konstruktiv në atë aspektin e të bërjes opozitë. Ka qenë opozitë me argumente, fakti që sot kanë dërguar në Prokurori një kallëzim penal nuk ka qenë një lloj opozite e verbër mirëpo me fakte e argumente”, deklaroi ajo.

E se a janë lëvizje opozitarë veprimet e fundit pasi vendi është në prag zgjedhjesh, Bejta dha qëndrimin e saj.

“Unë nuk e shoh që është ashpërsuar, po shoh që po dalin skandalet në pah, që ne si qytetarë të Kosovës nuk duhet t’i mbyllim sytë”, shtoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat