Ejupi-Hajzeraj për kritikat ndaj qeverisë Kurti: Çka ia bën dikujt, prite vet si dikur në opozitë, ballafaqimin me të njëjtën gjuhë

Aktuale

Ejupi-Hajzeraj për kritikat ndaj qeverisë Kurti: Çka ia bën dikujt, prite vet si dikur në opozitë, ballafaqimin me të njëjtën gjuhë

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 18:56
Pranvera Ejupi-Hajzeraj

Zhvillimet e fundit në vend përplasën raportet mazhurancë-opozitë përmes formave të ndryshme, deri tek ato gjyqësore.

Ndonse me akuza jo të pakta, kryeministri aktual i vendit, Albin Kurti ka treguar mbështetjen ndaj ministrave të tij, duke e cilësuar edhe si “luftë hibdride” reagimet që po bëhen ndaj tyre.

Analistja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj deklaroi se pushtetin e pret ajo çka ata e bënin dikur kur ishin pjesë opozitare e vendit.

“Është një metodë e re në politikëbërjen edhe në Kosovë që me dal kryeministri edhe me i mbrojt ministrat e vet. Deri më tani kemi pasur raste të ndryshme, nuk është qeveria e parë e cila i ka këto probleme, edhe pse kemi pritur shumë më shumë, ngase ka qenë qeveria e shpresës”, deklaroi ajo.

“Edhe më parë janë mbrojtur ministrat mirëpo thotë një fjalë popullore: çka ia bën dikujt, prite vet, kështu që çka kanë pritur në opozitë, duhet me prit tash kur i bëjnë të njëjtat gabime do të ballafaqohen me të njëjtën gjuhë”, shtoi tutje Ejupi-Hajzeraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat