Tirana pa përgjigje për një mbledhje me Prishtinën

Aktuale

Tirana pa përgjigje për një mbledhje me Prishtinën

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 20:06
Albin Kurti dhe Edi Rama

Gjatë së hënës, Kosova dhe Maqedonia e Veriut zhvilluan për të dytën herë mbledhje të përbashkët. E në këtë konferencë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është i gatshëm që të mbajë një mbledhje të radhës edhe me Shqipërinë. Nga Zyra e Kryeministrit atje nuk dhanë përgjigje nëse janë të gatshëm. Njohësit e zhvillimeve politike nga Kosova dhe Shqipëria thonë se kjo nuk po ndodhë për shkak të rivalitetit Kurti-Rama.

Për katër vite, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mbajtën dy mbledhje të përbashkëta.

E të hënën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është i gatshëm që të mbajë edhe mbledhjen e tretë në mes dy qeverive shqiptare.

Të nevojshme një takim të tillë e sheh edhe profesori universitar, Milazim Krasniqi.

Porse konsideron që raportet mes Kryeministrit Kurti dhe homologut të tij Rama nuk janë në nivel për një hap të tillë.

Edhe njohësi i zhvillimeve politika nga Tirana, Ben Andoni thotë se një mbledhje e radhës është jashtëzakonisht e nevojshme.

Sipas Andonit, mbledhja e fundit ka treguar shumë diferenca në mes ekzekutivit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Televizioni ka kërkuar një përgjigje edhe nga Zyra e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se a janë edhe ata të gatshëm për një mbledhje të përbashkët në mes dy vendeve, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat