Osmani: Kosova do të qëndrojë me Ukrainën derisa të arrihet fitorja

Aktuale

Osmani: Kosova do të qëndrojë me Ukrainën derisa të arrihet fitorja

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 20:31
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se Kosova do të qëndrojë me Ukrainën, në luftën e saj me Rusinë.

Në një mijë ditëshin e luftës, Osmani thotë se Ukraina ka dëshmuar qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe forcë të palëkundur.

Sipas Osmanit, fitorja e Ukrainës do të jetë fitorja e Evropës.

“1000 ditë të luftës së paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës. 1000 ditë qëndrueshmërie të jashtëzakonshme, forcë të palëkundur dhe një shpirt të pandërprerë të popullit ukrainas.

Fitorja e Ukrainës do të jetë fitorja e Evropës – një qëndrim vendimtar për lirinë dhe drejtësinë. Kosova do të qëndrojë me Ukrainën derisa të arrihet fitorja”, shkroi presidentja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat