“Gruaja e djali 15 vjeç janë në shok, shteti ma vrau vëllain”, thotë Fehmi Llausha

Aktuale

“Gruaja e djali 15 vjeç janë në shok, shteti ma vrau vëllain”, thotë Fehmi Llausha

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 20:31
Fehmi Llausha

Adem Llausha, ish veteran i UÇK-së është varrosur sot. Llausha ka ndërruar jetë të dielën, deri sa është pas plagëve të marra gjatë aksidentit të 5 nëntorit, ku vetura në të cilën ishte ai është goditur nga një veturë e Policisë së Kosovës në qendër të Prishtinës.

Në emisionin “Kosova today” ka folur vëllau i të ndjerit, Fehmi Llausha.

Ai ka thënë se vëllau i tij nga ndeshja e shkaktuar nga vetura e policisë, është hedhur disa metra tutje.

“Afër 20 metra jashtë automjetit ka dal dhe ka pasur kafkën e thyme…brit, unazen kurrizore… ka pasur shumë dëmtime dhe ka nejt për gati dy javë në komë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në rrugën ku ka ndodhur aksidenti, nuk lejohet shpejtësi e lartë, por se vetura e policisë ka thënë Llausha se ishte me një shpejtësi “marramendëse”.

‘Paramendo me kanë qenë ai 60-70 nuk I kish pas ai ton ato dëmtime pork a qenë diçka jashtëzakonisht shpejtësi e madhe… ata nuk kanë frenu fare, as skan pas rrotacion, as skan pasur alarm, dmth nuk u kanë diçka rast urgjent që policia ka pasur në atë moment për me shpejtu diçka”, ka thënë ai.

 Vëllau i viktimës ka thënë se nuk kanë marrë asnjë version zyrtar lidhur me ngjarjen, përveç në ditën kritike dikush nga kolegët e policëve i ka telefonuar dhe ju ka thënë se po dojnë me kërku falje edhe më askush nuk është lajmruar.

“Kërkush su mirr me ketë rast më, as prokuroria, as policia nuk na është lajmru. Ky ka vdek me datën 17 nëntor, vorrimin e kemi bë dje me 18, kanë qu fjalë me disa koleg të tij kinse me ardh ën vorrim porn a si familje nuk kena mujt me pranu për shkak se këta dy javë dit kush su lajmru për këtë rast”, ka thënë ai.

Fehmiu ka thënë se Ademi ishte luftëtar i UÇK-së.

“Në vitin 1998 e ka vesh uniformen e UÇK-së dhe ka ardh në luftë. Pas lufte prap u kthy në Gjermani ka punu disa puna… 2-3 muajt e fundit ka punu te një taksi te një kolegë i vet por për fat të keq e pat ndeshjen. U kanë kontribues i madh për qështjen kombëtare e njofin krejt si Adem Llausha se kush ka qenë si në perendim…edhe u kanë i flaktë. Dëshira e tij ka qenë gjithnjë të jetoj në Kosovë deri sa të vdes, por fatkeqësisht i erdh një vdekje katastrofale”, ka thënë ai.

“Në lufte pshtoj e në liri vdiq. Kjo është tmerr. Ne si familje kurgjo nuk kërkojmë më shumë vetëm drejtësi”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se dëshirojnë si familje me ditë se si ka ardh deri te aksidenti me fatalitet për vëllaun e tyre.

Sipas të vëllait, i ndjeri e ka lënë pas djalin 15 vjeçar dhe gruan.

‘Djalin e ka në shok, jem me medikamente tu I majt”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat