Matoshi: Diasporës ia kisha heq të drejtën e votës, absurde me ndiku jetën tonë në Kosovë

Aktuale

Matoshi: Diasporës ia kisha heq të drejtën e votës, absurde me ndiku jetën tonë në Kosovë

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 20:46
Halil Matoshi

Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi në ‘Politiko’, ka komentuar tubimet e liderëve të partive politike në diasporë.

Vendimin e partive politike për të shpërfaqur programin e tyre në diasporë, Matoshi e ka cilësuar si “absurd”.

“Diasporës realisht ua kisha hjek të drejtën e votës me automatizëm. Nuk kanë çka lypin ata me ndiku jetën e njerëzve në Kosovë. Mund të bëhet një ligj i posaçëm me i pasë dy përfaqësues, e jo me ndiku jetën e njerëzve që jetojnë këtu”, ka thënë Matoshi.

Ai ka thënë gjithashtu se diaspora nuk mund të ndikojë në jetën në Kosovë përmes votës.

“Nuk është as morale. Është shumë absurde ata me ndiku jetën tonë këtu. Është e patolerueshme”, ka thënë Matoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat