Granti prej 100 mijë eurosh i fituar nga vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacollit ka shkaktuar debat të ashpër në studion e “Politikos”.
Analisti politik, Blerim Gashi ka akuzuar mediet në Kosovë për pozicion opozitar.
“Mediave të caktuara u intereson me dalë Fitorja dhe Faton Peci, i cili ka qenë ministri më i suksseshëm jo vetëm i kësaj qeverie por edhe krejt qeverive”, ka thënë Gashi.
“E qito informacione të fituesve të granit që i kanë publiku mediat, ku i kanë marrë?”, e ka pyetur analistja Pantina.
“Pse dul veç vëllai i Fitores, e këtë listen tjetër?”, është kundëpërgjigjur Gashi.
Gashi ka këmbëngulur se disa medie anojnë kah partite opozitare, duke e arsyetuar këtë deklarim me paraqitjen e deputetëve opozitarë në televizione.
Megjithatë, një reagim të ashpër pas kësaj deklarate e ka pasur gazetari Matoshi.
“Qysh bre z.Gashi po ki ftyrë me fol, katër ditë e ka themelu kompaninë e mas katër dite ka marrë 100 mijë euro”, ka thënë Matoshi.
“More nuk i ka plotësu kushtet”, ka shtuar Pantina.
“Edhe një orë përpara nëse e ka themelu kompaninë nëse i ka plotësu kushtet. Në qoftë se nuk i ka plotësu je ka bon propaganda”, ka thënë Gashi.