Gashi: Vëllai i Pacollit i ka plotësuar kushtet për grante, reagojnë ashpër Pantina dhe Matoshi

Aktuale

Gashi: Vëllai i Pacollit i ka plotësuar kushtet për grante, reagojnë ashpër Pantina dhe Matoshi

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 22:07
Blerim Gashi

Granti prej 100 mijë eurosh i fituar nga vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacollit ka shkaktuar debat të ashpër në studion e “Politikos”.

Analisti politik, Blerim Gashi ka akuzuar mediet në Kosovë për pozicion opozitar.

“Mediave të caktuara u intereson me dalë Fitorja dhe Faton Peci, i cili ka qenë ministri më i suksseshëm jo vetëm i kësaj qeverie por edhe krejt qeverive”, ka thënë Gashi.

“E qito informacione të fituesve të granit që i kanë publiku mediat, ku i kanë marrë?”, e ka pyetur analistja Pantina.

Pse dul veç vëllai i Fitores, e këtë listen tjetër?”, është kundëpërgjigjur Gashi.

Gashi ka këmbëngulur se disa medie anojnë kah partite opozitare, duke e arsyetuar këtë deklarim me paraqitjen e deputetëve opozitarë në televizione.

Megjithatë, një reagim të ashpër pas kësaj deklarate e ka pasur gazetari Matoshi.

“Qysh bre z.Gashi po ki ftyrë me fol, katër ditë e ka themelu kompaninë e mas katër dite ka marrë 100 mijë euro”, ka thënë Matoshi.

“More nuk i ka plotësu kushtet”, ka shtuar Pantina.

“Edhe një orë përpara nëse e ka themelu kompaninë nëse i ka plotësu kushtet. Në qoftë se nuk i ka plotësu je ka bon propaganda”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat