SBASHK alarmon, thotë se greva e mësuesve mund të mbahet në dhjetor

Aktuale

SBASHK alarmon, thotë se greva e mësuesve mund të mbahet në dhjetor

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 22:44
Rrahman Jasharaj.

Ministria e Arsimit nuk lidhi kontratën kolektive me sindikalistët, ndaj këta të fundit revoltën do e shprehin në rrugë, para objektit të këtij dikasteri.

”Nuk do shkojmë në grevë menjëherë sepse s’na lejon Ligji, por sipas gjasave do përgatitemi për protestë me kryetarët e shoqatave sindikale që janë mbi 800”, thotë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

”Në janar të mos kemi veprime sindikale sepse do lexohemi se po bëjmë për hir të atij apo dikujt, krejt do i kemi në dhjetor, edhe nëse do ketë grevë të përgjithshme do jetë në dhjetor për mos t’na thënë se po e bëni për fushatë”, shton ai.

Nga Ministria ende nuk kanë folur nëse do të veprojnë për t’i parandaluar masat sindikale të paralajmëruara nga SBASHK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat