Rasti i granteve, Çeku: E mbrojta Pecin sepse edhe vet sulmohem shumë shpesh padrejtësisht

Aktuale

Rasti i granteve, Çeku: E mbrojta Pecin sepse edhe vet sulmohem shumë shpesh padrejtësisht

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 23:37
Hajrulla Çeku

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është një nga më të përfolurit nga kabineti i Qeverisë Kurti ditëve të fundit.

Kjo për shkak të dyshimit së dhënies së disa granteve prej 100 mijë eurosh, për familjarët e partisë në pushtet dhe njerëzit e afërt me vet Pecin.

Bëhet fjalë për familjarët e deputetës së VV-së Fitore Pacollit, gjegjësisht vëllait dhe dajës së saj.

E po ashtu edhe për këshilltarin e jashtëm Naim Huruglica.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku tha se mbrojti kolegun e tij sepse shpeshherë sipas tij sulmohet padrejtësisht edhe ai.

“Një pjesë e mirë e sulmeve publike që na bëhen, sidomos nga një pjesë e medias por jo vetëm nuk e kanë për qëllim as interesin e publik, as transparencën e as mbrojtjen e parasë publike”, tha Çeku 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat