Çollaku habit me parashikimet: VV me këtë defansivë arrin 39% në zgjedhjet e shkurtit

Aktuale

Çollaku habit me parashikimet: VV me këtë defansivë arrin 39% në zgjedhjet e shkurtit

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 23:49
Adrian Çollaku

Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Adrian Çollaku ka thënë se Vetëvendosje është duke pësuar ‘defansivë’, ndërsa ka theksuar se nëse vazhdojnë me këtë ritëm do të marrin vetëm 39% në zgjedhjet e shkurtit.

“Sot nëse shkojmë në zgjedhje me këtë defanzivën e Albin Kurtit se nuk e kem pa Albinin në fushatë, VV-ja është me 39%”, ka thënë Çollaku.

Sipas Çollakut, “lufta” për vend të dytë i takon Partisë Demokratike të Kosovës dhe LDK,

“Lufta për vend të dytë është LDK dhe PDK. LDK-ja është pak ma mirë duke u shfaq”, ka thënë Çollaku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat