Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në Llap

Aktuale

Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në Llap

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 00:15
Fatlume Jaha

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka disa ditë që e ka nisur parafushatën zgjedhore.

Në degën e LDK-së në Llap, duket se ka pasur disa pakënaqësi nga figura si Agim Veliu, i cili dikur drejtonte këtë degë, përpos që drejtonte edhe Komunën për disa mandate.

E ky hidhërim ka shkaktuar paksa telashe tek organizimi i brendshëm atje.

Pikërisht për këtë shkak ka folur anëtarja e këtij subjekti në Podujevë, Fatlume Jaha.

Jaha u shpreh e bindur se LDK-ja do të kthehet si parti e parë në bastionin e dikurshëm që tash udhëhiqet nga Vetëvendosje.

Ajo tha se dega e LDK-së atje është unike.

“Ne konsiderojmë që fillimisht ta rikthejmë Llapin si partia e parë më 9 shkurt e pastaj edhe në zgjedhjet lokale që po ashtu do të mbahen në vitin 2025”, tha Jaha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat