Profesori universitar nga Maqedonia e Veriut Arbër Çeliku, thotë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka të drejtë kur thotë se në shtetin fqinj nuk ka ligj enkas për gjuhën shqipe.
“Kryeministri e thotë me të drejtë se nuk ka ligj enkas për gjuhën shqipe.
Për mua është gjë e mirë që një politikan nga Kosova dhe Shqipëria po e thotë troç atë, sepse kryeministri Kurti duhet të mbrojë edhe interesin e shqiptarëve edhe jashtë Kosovës”, u shpreh ai.
“Nuk kam qëllim të kritikojë asnjë formacion politik, sepse nuk është detyra ime, por kam të drejtë legjitime ta mbrojë gjuhën time, popullin tim, vlerat kombëtare”, shtoi profesori.