Veprimtari shqiptaro-amerikan kritikon ashpër Beratin: Buzhala - çapraz analizë për vizitën e shefit të CIA-s

Aktuale

Veprimtari shqiptaro-amerikan kritikon ashpër Beratin: Buzhala - çapraz analizë për vizitën e shefit të CIA-s

Nga: A.Zh Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 09:47
Ramazan Bekteshi

Veprimtari shqiptaro-amerikan Ramazan Bekteshi, ka kritikuar gazetarin Berat Buzhala, lidhur me komentimin e tij për vizitën e shefit të CIA-s William Burns në Kosovë.

Bekteshi ka thënë se Buzhala shpesh di të krijojë narrativa dhe skena për vendin e tij, më të zeza se vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përcjell Bota sot.

Sipas tij, në vend se të dënohen këto veprime në emër të fjalës së lirë, në Kosovë ato duartrokiten.

“Buzhala--çapraz analizë: Vizitën e shefit të CIA-s në RKS e quan, "sikur me ardh prokurori me hetu, taku të pandehurin!

I kuptoj gazetarët e pavarur se nuk i mbajnë krahun pushtetit, dhe kjo është e shëndetshme, por gazetari i pavarur gjithashtu nuk guxon të thotë të pavërtetën, qoftë kur qeveria apo kryeministri veprojnë mirë, qoftë kur veprojnë keq. Gazetari i mirë i çmon veprat e mira dhe kritikon të këqijat.

Te Buzhala është një rast tjetër, sepse dioptria e tij sheh gjithçka zi; ai sheh dhe flet zi, qoftë sepse ashtu mendon, qoftë sepse ashtu i thonë punëdhënësit. Tani, lexuesi nuk është aq naiv sa t'i besojë Buzhalës edhe kur ai fantazon apo shpif, sepse me këtë metodë surreale të të bërit gazetari, Buzhala vetëm sa nënçmon fort lexuesin e tij.

Befasia është se ai shpesh di të krijojë narrativa dhe skena për vendin e tij, më të zeza se vetë Vuçiqi. Së fundi, analistët e "pavarur" fillimisht thanë se shefi i CIA-s nuk takon 'anti-amerikanët', por kur ai takoi kryeministrin, me nxitim i fshinë postimet dhe menjëherë ndryshuan narrativën në stilin Buzhalçe: Shefi i CIA-s erdhi "sikur me ardh prokurori me hetu, taku të pandehurin"!

E gjithë kjo komedi sajohet në emër të lirisë së fjalës, edhe atëherë kur cenon të vërtetën. Në një vend demokratik, kjo është e dënueshme, por ja që te ne duartrokitet, jo pse i besojnë, por për të kënaqur inatet e absurdit’’, ka shkruar Bekteshi në një postim në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat