Babai i futbollistit të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova – Lulzimi, i është bashkuar nga dje Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
“Lulzim Zhegrova do të jetë pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit. Lulzimi vjen me një perspektivë unike dhe me energji të re për ta ndërtuar një të ardhme ku çdo i ri i talentuar në Kosovë ka mundësi reale për të realizuar potencialin e tij, si në sport ashtu edhe në jetë.
Bashkë do ta bëjmë Kosovën një vend ku ëndrrat bëhen realitet, ku të rinjtë i kanë të gjitha mundësitë të shkëlqejnë fort, dhe ku sporti shndërrohet në një forcë kombëtare për zhvillim”, ka shkruar Abdixhiku ne një postim në Facebook.
Për këtë lëvizje të LDK-së, ka komentuar avokati Tomë Gashi, përcjell Bota sot.
“O edhe baba i Ronaldos e i Mesit me hy në parti të dikujt dikujt bodihava e keni.
Që nuk besoni e vërtetoni me 9 shkurt!”, ka shkruar Gashi.