Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Pastrimi” Petrit Reçica në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” ka folur për protestën e punëtorëve.
Ai ka thënë se edhe dikush nga kompania do të marrë pjesë në këtë protestë.
Reçica ka shtuar se me specifikat që i ka vendosur komuna e Prishtinës ka tentuar që të anashkalojnë “Pastrimin”.
“Komuna e Prishtinës është aksionari kryesor në kompaninë ‘Pastrimi’ , madje është themeluesi i kompanisë me rreth 77.8% të aksioneve dhe në këtë rast as nuk është ftuar ‘Pastrimi’ e as nuk është pyet a mundet me përfundu këtë shërbim dhe ka shkuar drejtë në hapjen e gjashtë vote, dhe vlera për këtë është 16.5 milionë euro, dhe komuna e ka përcaktuar se një llotë mund ta fitojë vetëm një operatorë dhe e ka bërë një kufizim të tregut që i bie potencialisht gjashtë operatorë të ndryshëm do të jenë në Prishtinë”, tha ai.