Shtyhet seanca për rastin e kadetit Flordian Shabaj, gjykata urdhëron që Gërxhaliu të sillet me detyrim

Aktuale

Shtyhet seanca për rastin e kadetit Flordian Shabaj, gjykata urdhëron që Gërxhaliu të sillet me detyrim

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 10:55
Ilustrim

Seanca gjyqësore për rastin e vdekjes së kadetit të Policisë së Kosovës, Flordian Shabaj, e planifikuar për sot nga ora 09:30, është shtyrë për në orën 13:00.

Kjo shtyrje ka ardhur për shkak të mungesës së mjekut të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gerxhaliu, ekspertit ligjor dhe prokurorit të shtetit.

Gërxhaliu nuk ka mundur të jetë i pranishëm.

Ndërsa gjykata ka lëshuar urdhër për sjelljen e tij me detyrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat