​Kjo është përqindja e pronave në emër të grave në Kosovë

Aktuale

​Kjo është përqindja e pronave në emër të grave në Kosovë

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 11:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Më pak se 20 për qind e pronave në Kosovë janë të regjistruar në emër të grave. Nga 625 mijë prona të regjistruara në Kosovë, vetëm 126 mijë janë gra.

Gjendja aktuale e të drejtave pronësore të grave, sipas Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, nuk është e mirë.

"Qëllimi i mbajtjes së kësaj tryeze është të shohim se sa po gjen zbatim ligji dhe se po arrijnë gratë të gëzojnë të drejtat në pronë. Gjendja aktuale sipas statistikave nuk është e mirë. Më pak se 20 për qind të grave kanë të regjistruar pronat në emër të tyre", tha Qelaj.

Ai shtoi se problematik është edhe ndarja e pasurisë bazuar në vlerësimin e kontributeve.

Në tryezën e diskutimit me temë "Të drejtat pronësore të grave: Korniza ligjore, teoria dhe praktika, Xhevat Azemi i cili është ekspert ligjor foli për numrin e grave që kanë pronat në emër të tyre.

"Gjendja nuk është shumë e favorshme. Nga të dhënat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës në Kosovë janë të regjistruar 625 mijë pronarë te regjistruar, prej tyre 126 mijë janë femra", tha ai.

Profesori në Universitetin e Prishtinës, Abdulla Aliu tha se është detyrë e shtetit qe gruaja të gëzojë pronën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat