Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se mbi 72 familje përfituan nga subvencionimi i faturave të energjisë elektrike në kuadër të masës mbështetëse për familjet e cënueshme, masë kjo e cila mbështetet financiarisht edhe nga Bashkimi Evropian (BE).
Sipas tij, familjet përfituese subvencionimin do të mund ta shohin në llogarinë e tyre online me furnizuesin e energjisë elektrike apo edhe gjatë ditëve në vijim kur pranojnë faturat në formë fizike.
“Gjithsesi aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura në e-Kosova vetëm se duhet të kihet parasysh që kriteret duhet të plotësohen dhe për të përfituar që familja të ketë më pas se 100 mijë euro vlerë të pronave të paluajtshme që anëtarët e familjes kanë në pronësi si dhe të ardhurat mesatare mujore për një anëtar të familjes duhet të jenë më pak se 150 euro.
Kjo përkthehet që për një familje katër anëtarësh të ardhurat duhet të jenë më pak se 600 euro. Si qeveri do të vazhdojmë me mbështetjen e të gjithëve e sidomos atyre që kanë më shumë nevojë”, ka thënë Murati përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram.