Muja thotë se Kosova nuk duhet të procedojë me themelimin e Asociacionit, ja si i kundërpërgjigjet edhe ambasadorit Hill

Aktuale

Muja thotë se Kosova nuk duhet të procedojë me themelimin e Asociacionit, ja si i kundërpërgjigjet edhe ambasadorit Hill

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 13:21
Deputeti i VV-së, Armend Muja

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka kundërshtuar idetë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, së pari Serbia duhet që ta njoh dhe ta pranoj juridiksionin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Kosova nuk do të duhet të procedoj me themelimin e Asociacionit pa u njohtë juridiksioni i Kosovës dhe rendi i saj kushtetues. Ku donë me themelua atë Asociacion. Kjo logjika ku ata përqendrohen që Kosova të detyrohet të themeloj diçka por në një oazë apo autoritet ku ata nuk dëshirojnë që të njohin as rendin kushtetues e juridik nuk mundesh me bë. Marrëveshja thotë krejt diçka tjetër. Marrëveshja thotë se Serbia pranon që të njohë juridiksioni dhe integritetin territorial të Kosovës’’, tha Muja për RTV21.

Deputeti Muja i është kundërpërgjigjur edhe deklaratave të ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili nuk është pajtuar se Serbia po e shkel marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.

‘’Ishte një gjykim i tij. Nuk është edhe gjykimi i parë i zotit Hill. E para që ka pas shkelje të marrëveshjes nga Serbia është evidentuar edhe në raportin e progresit të Serbisë. Padyshim se këto janë faktike. Dërgimi i letrës ku ata tërhiqen nga nga dy pikat e  zbatimit të marrëveshjes, natyrisht që është shkelje. E dyta është shkeja e nenit 2 ndërhyrja ushtarake, ligji  për të gjykuar qytetarët e Kosovës po ashtu është shkelje e të gjitha pikave të mundshme të  marrëveshjes. Nuk e di pse zotit Hill nuk po i duken këto si shkelje’’, tha Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat