Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në Serbi, e cila ia refuzoi ankesën biznesmenit Safet Demiri për kthimin e adresës në Serbi.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin legjitimon praktikën sistematike diskriminuese të pasivizimit të adresave që ka për cak shqiptarët.
Ai vendim cenon të drejtat themelore të njeriut, dëshmon pse shqiptarët nuk i besojnë sistemit dhe ngurrojnë të nisin proceset gjyqësore”.
Bislimi publikoi edhe disa citate nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, duke thënë se ato “janë shembulli i përsosur se si gërryhen të drejtat e shqiptarëve, përmes interpretimeve të padrejta dhe diskriminuese, të cilat dëshmojnë mungesën e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave të pakicave në Serbi”.