Kuvendi i Republikës së Kosovës, nesër do i mbajë dy seanca. E para do të jetë fjalimi vjetor i Presidentës së shtetit, Vjosa Osmani, drejtuar deputetëve të Kuvendit, i cili fillon në ora 09:30 dhe seanca e dytë do të jetë Shqyrtimi i dytë i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Nga partia opozitare, AAK kanë konfirmuar mospjesëmarrjen e këtij subjekti politik, në dy seancat e nesërme.
‘’Nuk besoj se do të marrim pjesë. Nuk marrim pjesë’’ tha deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.
I pyetu se përse po e refuzojnë pjesëmarrjen në seancën e fjalimit të Presidentës Vjosa Osmani, Berisha tha se nuk e kanë dëgjuar kurrë të parën e shtetit.
‘’Nuk e kemi dëgjuar kurrë na Presidenten bre’’ tha deputeti i AAK-së.
Deputeti Berisha ka konfirmuar edhe mospjesëmarrjen në seancën ku do të diskutohet projektbuxheti për vitin 2025. I pyetur për këtë se a do e refuzojnë pjesëmarrjen, , ai tha shkurtimisht se po, do e bëjnë një gjë të tillë.
‘’Po’’ u shpreh shkurt Berisha.