Hoxha: Cilësia e jetës tonë, me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet ka rënë teposhtë

Aktuale

Hoxha: Cilësia e jetës tonë, me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet ka rënë teposhtë

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 19:32
Eliza Hoxha

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha  është shprehur se kualiteti i jetës nuk është më i mirë se para 3-4 vitesh.

Ajo tha se cilësia e jetës, me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, siç u shpreh ajo, ka shkuar duke ka rënë poshtë.

“Ne të gjithë mund të flasim që kualiteti i jetës nuk është më i mirë se para 3-4 vitesh. Më vjen keq, unë e di që mund të ketë faktor të ndryshëm, por qeveritë janë aty për të dhënë përgjigje për dinamikat që mund të vijnë”.

“Unë flas parimisht, cilësia e jetës tonë, me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, ka shkuar duke rënë teposhtë. Argumentet se është krizë, është lufta në Ukrainë, kanë mundur të jenë argumente të në fillim të mandatit, nuk mund të jenë argumente në fund të mandatit”, është shprehur Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat