Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se 288 mijë qytetarë jetojnë me 5 euro në dit ëku përfshihen të gjitha shpenzimet.
Ai thotë se ministri i Financave, Hekuran Murati sot e ka pranuar se 72 mijë familje që janë 4-anëtarëshe kanë deri në 600 euro të hyra, ndërsa thotë se këtyre do t’iu subvencionhet një pjesë e shpenzimeve të energjisë elektrike.
“Me 5 euro mundesh me i ble 3 byrekë, 3 jogurta dhe 10 cigare.
Pêr ilaçe, arsim, kontrolla mjekësore, transport, pushime, kafe, çaj, veshje paguan popullizmi”, shkroi Molliqaj në Facebook.